Hoxha: Eliza Hoxha, Bedri Hama, Arsim Bajrami, nuk e kanë lehtë m’i pas këta shefa e kolegë

Aktuale

Hoxha: Eliza Hoxha, Bedri Hama, Arsim Bajrami, nuk e kanë lehtë m’i pas këta shefa e kolegë

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:40
Eliza Hoxha

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, thotë se disa figura të PDK-së, të cilët ai i konsideron si pa sherrë, si Eliza Hoxha, Bedri Hama, Arsim Bajrami, nuk e kanë të lehtë t’i kenë kolegë Abelard Tahirin, Memli Krasniqin , Ganimete Musliun

“Vetëm paramendoni me qenë në pozitë të tyre sa vështirë është”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Mendoj se Eliza Hoxha bashkë me Bedri Hamzën, Arsim Bajramin dhe disa deputet të tjerë të aftë në PDK , pa sherre , pa kungja e pa provokime dhe me seriozitet dhe qasje konstruktive në politikë edhe si opozitë në PDK nuk e kan lehtë mi pas kolegë dhe si shefa psh; Abelard Tahirin, Memli Krasniqin , Ganimete Musliun etj etj .. duhet me i kuptue dhe me ua pranue për durimin që kan !

Vetëm paramendoni me kan në pozit të tyre sa vështir është !!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat