Halimi: Revokimi i certifikatës së Klan Kosovës na kërcënon të gjithëve, reagimi mbarëshoqëror domosdoshmëri

Aktuale

Halimi: Revokimi i certifikatës së Klan Kosovës na kërcënon të gjithëve, reagimi mbarëshoqëror domosdoshmëri

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:58
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se ky vendim i kërcënon të gjithë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se reagimi mbarëshoqëror është domosdoshmëri emergjente.

“Vendi ynë është duke ecur mbrapa, këtë nuk duhet lejuar. Gjendja e krijuar nuk ka të bëjë më me beteja politike, por me mbrojtjen e vlerave më fundamentale të demokracisë, si liria, mendimi dhe shprehja e lirë. Revokimi i certifikatës së Klan Kosovës, shkurt me synimin për mbylljen e këtij televizioni, na kërcënon të gjithëve. Ndaj, reagimi mbarëshoqëror është domosdoshmëri emergjente.

Heqja e frikës se kundërshtimi i VV tkurrë elektoratin: Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë të zëshëm që nuk e duan poshtërimin e Kosovës nga injoranca e Qeverisë së VV-së dhe veprimet e saj populliste, autoritariste dhe kundërligjore”, ka shkruar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat