Ra nga kati i tretë i shtëpisë, Policia jep detaje për viktimën në Mitrovicë

Aktuale

Ra nga kati i tretë i shtëpisë, Policia jep detaje për viktimën në Mitrovicë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Pak më herët, u raportua  se është gjetur një person i cili dyshohet të ketë kryer vetvrasje.

Viktima, një 52 vjeçar nga Kosova, ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij që gjendet në lagjën “Tjegullore”.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë për Indeksonline se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Loshi”, rreth orës 15:23.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën “Ismail Loshi në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e katit të lll-të të shtëpisë së tij, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar” ka thënë Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat