LIVE: Vazhdon gjykimi në Hagë, avokati i Thaçit ballafaqohet me Abrahamsin

Aktuale

LIVE: Vazhdon gjykimi në Hagë, avokati i Thaçit ballafaqohet me Abrahamsin

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:25 Përditësuar në ora: 13:46 më 11.09.2023
Avokati i Thaçit, Gregory Keohe

​Abrahams përfundon dëshminë kundër Thaçit dhe të tjerëve

Ka përfunduar dëshmia e zyrtarit të Human Rights Watch, Frederick Abrahams, para Gjykatës Speciale në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së. Edhe në ditën fundit të dëshmisë së tij, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe ajo e Kadri Veselit e kanë ballafaquar atë me raportet e HRW që sipas avokatëve kanë përmbajtur informacione të gabuara.

Pasi dha dëshmi javën e kaluar, Abrahams doli edhe një herë në bankën e dëshmitarit të hënën për t’u përgjigjur në pyetjet shtesë të Gregory Kehoe dhe Ben Emmerson.

Intervistimi u bë kryesisht rreth dy takimeve që dëshmitari kishte zhvilluar në vitin 1998 dhe 1999 me Hashim Thaçin, dhe raportet që kishte hartuar në atë periudhë kohore.

Avokati Kehoe u ndal të çështja e dy gazetarëve serbë që ishin të ndaluar ku për njërin nga ta ishte thënë se ka qenë i përfshirë në veprimtari të krimeve të luftës në Kroaci.

Avokati Kehoe: Vet njoftim juaj për shtyp thotë që keni marrë informacion nga Tanjugu që këta persona u deklaruan të humbur më 18 tetor.

Dëshmitari Abrahams: Duhet ta shoh.

Avokati Kehoe: E shohim, nuk ka problem, sa herë të duash, është njoftim i juaj për shtyp, i 24 tetorit. Ju pajtoheni që Tanjgu tha që ata kanë humbur më 18 tetor?

Dëshmitari Abrahams: Data është 18 tetor.

Avokati Kehoe: Kemi një gjykim që është kryer dhe kjo thuhet në provën materiale 378, 19 ditë përpara kësaj, supozohet që nuk është bërë gjykimi ditën që u ndaluan, apo jo?

Dëshmitari Abrahams: Nëse informacioni që kemi marrë është i saktë.

Avokati Kehoe: Sa i takon këtij informacioni është komplet gabim.

Dëshmitari Abrahams: Cili është informacion?

Avokati Kehoe: Informacioni më i rëndësishëm për ju ishte kur u mbajtën të ndaluar këta persona.

Dëshmitari Abrahams: Unë nuk kam nga ta di këtë, nuk e di edhe nëse ky tekst është i saktë.

Avokati Kehoe: është një dokument që thuhet që gjykata ushtarake e drejtësisë ka bërë gjykimin dhe njëjtën kohë zoti Thaçi u ka treguar se po ngrinin strukturat civile dhe se kërkohej pak kohë për t’u krijuar këto struktura civile, apo jo?

Dëshmitari Abrahams: Të dy bashkëbiseduesit tanë folën për vështirësitë sa u takon krijimit të strukturave, qofshin këto civile apo ushtarake në mes të një konflikti të armatosur.

Avokati Kehoe: Personi që ka folur për krijimin e strukturave civile, dhe unë kam transkriptin që e vërteton këtë, ka qenë zoti Thaçi apo jo?

Dëshmitari Abrahams: Nuk është nevoja të shohim transkriptin por pa dyshim foli për vështirësitë që po ndeshnin për krijimin e strukturave civile dhe mekanizmave të duhur.

Avokati Kehoe: Jemi në një situatë që është bërë një gjykim supozohet kur këta persona as nuk ishin ndaluar ende, dhe kjo është bërë nga gjykata ushtarake sipas njoftimit për shtyp apo kësaj komunikata, kjo ka qenë njësi ushtarake ndërkohë Thaçi ju flet për strukturat civile dhe se kërkohej kohë që të krijoheshin strukturat civile. Për ju ishte e qartë para, gjatë apo pas situatës, pas faktit që askush nuk e kishte të qartë çfarë po ndodhte?

Dëshmitari Abrahams: Kemi dy pjesë mohuese, nuk e kisha të qartë, unë po merrja informacione, po botoja materiale që na jepnin, unë nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta, unë këtë nuk e di, nuk mund të them në dëshminë time që janë.

Tutje, Kehoe ka insistuar me pyetjet në këtë çështje duke theksuar se informacioni në komunikatë ishte i gabuar.

Avokati Kehoe: Por i keni kushtuar rëndësi këtyre komunikatave.

Dëshmitari Abrahams: Ishin pjesë e punës sonë.

Avokati Kehoe: Pra u kushtonit rendësi këtyre komunikatave, qoftë para apo pas takimit, apo jo.

Dëshmitari Abrahams: Më duket se dhashë dëshmi javën e kaluar ku ju thash që nuk më kujtohet ta kem parë këtë para takimit.

Avokati Kehoe: Duke marr parasysh faktin që informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që zoti Thaçi ka folur për krijimin e strukturave civile, dhe ky artikull flet për struktura ushtarake, a nuk pajtoheni me mua që ajo që po bënte zoti Thaçi si përfaqësues politik ishte thjesht që përpiqej sa më mirë që mundej të përfaqësonte UÇK-në para komunitetit ndërkombëtar apo të krijonte struktura e UÇK-së sa më mirë për komunitetin ndërkombëtar.

Dëshmitari Abrahams: Sigurisht që ai po përpiqej të bënte të pamundurën edhe sa i takon komunitetit ndërkombëtar sepse ajo që përpiqej të bënte komuniteti ndërkombëtar ishte shumë e rëndësishëm.

Avokati Kehoe: Por fakt është që ju nuk e dini me siguri se ai e dinte se cila gjykatë e kishte trajtuar.

Dëshmitari Abrahams: Është e vërtetë nuk mund ta them me siguri, mund ta them vetëm çfarë më tha në takim.

Avokati Kehoe e ka pyetur edhe në shkresën që dëshmitari e kishte dërguar për Thaçin më 2 dhjetor të vitit 1998.

Avokati Kehoe: A e dini ju që zoti Thaçi është larguar nga Kosova në mes të nëntorit, mesi i fundit të nëntorit, dhe është kthyer në Kosovë diku nga marsi i vitit 1999.

Dëshmitari Abrahams: Nuk e di çfarë lëvizjesh bënte aso kohe.

Avokati Kehoe: Pra ju shkruat këtë letër dhe nuk u përpoqët të verifikonit nëse kishte e marrë konkretisht zoti Thaçi këtë letër.

Dëshmitari Abrahams: Ne e dërguam letrën, nuk morëm përgjigje, dhe kaq ishte komunikimi.

Avokati Kehoe: Pyetjen e kisha shumë të thjeshtë, ju nuk morët asnjë masë të mëtejshme pasi dërguat letrën, për të garantuar që zoti Thaçi e kishte marrë këtë letër.

Dëshmitari Abrahams: Jo, me sa më kujtohet.

Pas pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, dëshmitari është përgjigjur në pyetjet shtesë nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson. Lidhur me komunikatën për ndalimin e dy gazetarëve.

Avokati Ben Emmerson: A kishit ndonjë dëshmi që konfirmonte se në nëntor të viti 1998, në fakt shtator 1998 sipas njoftimit për shtyp, ekzistonte një drejtori drejtësie pranë shtabit të përgjithshëm të UÇK-së pranë së cilës funksiononte edhe një gjykatë ushtarake nën përgjegjësinë e një prokurorie ushtarake. A gjetët ju burime të pavarura për të verifikuar këtë pretendim me përjashtim të takimit me zotin Thaçi dhe zotin Limaj?

Dëshmitari Abrahams: Informacionin e kemi bazuar në atë çfarë na thanë, nuk na lejuan t’i vizitonim të ndaluarit, pran k ishim në gjendje t’i verifikonim nëse kishte një objekt ndalimi a ku ishin këto vende, apo ekzistonte apo nuk ekzistonte një drejtori drejtësie.

Avokati Emmerson: Pra ju nuk gjetët asnjë informacion pas kësaj periudhe kohore që të tregonte se ekzistonte në fakt një drejtësi drejtësie në shtator apo nëntor të vitit 1998. Në asnjë moment ju nuk keni ndeshur një informacion që të konfirmoj faktin se ekziston drejtori drejtësi në nëntor 1998? A pajtoheni me mua që duke pasur parasysh faktin që ishte shumë e rrezikshëm organizmi, në thelb këto deklarata për synim kishin të tregonin se kishte një shkallë të lartë organizimi në mënyrë që të jepnin një imazh të ndryshëm, por ju vet ju a gjetët ndonjë burim të pavarur për të verifikuar pretendimet për të parë nëse këto që ishin thënë ishin të vërteta?

Dëshmitari Abrahams: puna jonë është të dokumentojmë shkeljet që ndodhin në bazë të informacionit që mbledhim, struktura ishte për ne shqetësim është që të paktën këta dy persona nuk ishin objekt i një procesi të rregullt ligjor, ky ishte thelbi i punës sonë dhe përfundimi që nxorën ne ishte që në fakt nuk kanë qenë pjesë e një procesi të rregullt ligjor.

Avokati Emmerson: Nuk po të pyes për këta dy persona, po të pyesja dhe në fakt ju qëllimisht nuk po i përgjigjeni pyetjes sime dhe po i përgjigjeni në mënyrë mohore jo pohore. Po ta bëjë pyetjen kështu, a është e drejtë që ju nuk keni pasur asnjë dëshmi të pavarur dhe as nuk gjetët ndonjë dëshmi që të vërtetonte ekzistencën e një drejtorie drejtësie apo gjykata ushtarake apo prokurorësh ushtarak, në shtator, tetor, nëntor 19998.

Dëshmitari Abrahams: nuk më kujtohet.

Avokati Emmerson: A mendoni ju se ky është një shembull tjetër kur UÇK pretendonte se ekzistonin struktura që në fakt nuk ekzistonin në të vërtetë.

Dëshmitari Abrahams: Po, edhe kështu mund të ketë qenë.

Tutje, derisa Emmerson e ka pyetur rreth çështjes së ndalimit të gazetarëve serbë, dëshmitari ka pohuar se një veprim i tillë ishte i drejtë nëse të njëjtit dyshonin për veprime spiunazhi.

Avokati Emmerson: Nëse mund të kenë qenë spiunë siç pretendohej, të paktën për Kroacinë, a nuk mendon se është e drejt dhe e ligjshëm t’i ndalosh këta persona?

Dëshmitari Abrahams: Nuk i di pretendimet.

Avokati Emmerson: Pretendimet që po të them unë, a mendon që për çështje sigurie është krejt ligjshëm t’i ndalosh personat e tillë?

Dëshmitari Abrahams: Nëse kishin arsye për të besuar se po kryenin veprime spiunazhi, po e drejtë është.

Avokati Emmerson: Pra nuk thamë që janë keqtrajtuar, nuk e dimë faktet themelore çfarë ka ndodhur gjatë gjykimit, dhe mund të themi që faktet që ju kanë thënë janë të sakta dhe ishte e ligjshëm që këta të ndaloheshin.

Dëshminë e Fred Abrahams e kanë dëgjuar në sallën e gjyqit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi ndërsa Jakup Krasniqi ka marrë pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga qendra e paraburgimit.

Menjëherë pas përfundimit të dëshmisë së zyrtarit të Human Rights Watch, ka filluar të dëgjohet dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe përmes video-lidhjes.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 22 dëshmitarë të ZPS-së, vetëm pesë prej tyre pa masa mbrojtëse dhe në seanca të hapura për publikun.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ndërsa ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./

“Si është e mundur”, “Keni informacione të gabuara” – Avokati Keohe e ballafaqon Abrahamsin me një tjetër raport kontradiktor

Po vazhdon dëshmia e dëshmitarit Fred Abrahams. Ekspertit ndërkombëtar që punon për organizatën Human Rights Watch.

Edhe sot, Abrahams është përballur me dy kontradikta në disa raporte e komunikata që i kishte hartuar organizata e tij në vitet 1998-1999.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka gjetur një komunikate kontradiktore të HRË-së. Aty flitet për një gjykim që ishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, përderisa ata nuk ishin ende të ndaluar.

"Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona", tha Keohe.

"Ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit", tha Keohe.

"Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di", tha Abrahams.

Gazetarë serbë, të cilët ishin të dyshuar për krime lufte në Bosnje.

Kurse, pjesa tjetër flet për një raport ku Thaçi citohet të ketë folur për “fuqizimin e strukturave ushtarake”, kurse Keohe ka thënë se ai ka folur për “forcimin e strukturave civile”.

"Duke marrë paraysh se informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?", pyeti Keohe.

Biseda e plotë të dëshmitarit me avokatin:

Keohe: Ishte një pyetje nga gjyqtari Barthe nëse Thaçi e Limaj thanë që ndonjë prej dy gazetarëve serbë dyshohej të ishte përfshirë në krime lufte dhe ju thatë jo nuk ka dalë kjo gjë. Iu kujtohet?

Abrahams: Po

Keohe: Dua të shfaqet prova materiale numër 300. Keni parë këtë dokument që është kumtesa numër 3 që pretendohet të ketë dalur nga Policia ushtarake. A pajtoheni me mua se kjo kumtesë lë të kuptosh se gazetarët janë ndaluar sepse nuk ishin identifikuar si pjesëtarë të shtypit?

Abrahams: Bazuar në këtë kumtesë ky është pretendimi që është ngritur nga Drejtoria e Policisë ushtarake.

Keohe: Këtu thuhet se dyshoheshin si persona në spiunazh?

Abrahams: Ky është pretendimi nga drejtoria e Policisë.

Keohe: Hetuesit e TPNJ-së dolën në pretendimin se gazetari ka qenë i përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës në Bosnje sikur pjesëtarë i shtypit. Nëse HRË e ka ditur këtë informacion ju duhet të kishit pasur dyshime nëse Dobriqiq ka qenë gazetar kur është ndaluar?

Abrahams: Çfarë doni të thoni saktësisht?

Keohe: Ju duhet të kishit dyshime a ka qenë gazetari i përfshirë në gazetari kur është ndaluar?

Abrahams: Duhet ta kishim marrë të tërë si çështje. Kjo është kumtesë e Drejtorisë së Policisë.

Keohe: Nëse ju do e dinit që z.Dobriqiq ka qenë i përfshirë në krime lufte, a nuk do të mendonit që ai do tëkishte qenë pjesëmarrës në konflikt?

Abrahams: Duhet parë në dy forma. Është dijenia nëse ne do ta merrnim parasysh në analizën tonë krimet e pretenduara të tij, dhe kritika që kemi bërë ne këtu ishte fokusuar në faktin se a ka pasur proces të rregullt ligjor. Nëse do të kishte prova që ka kryer vepra penale në Kosovë apo gjetkë, kjo do të duhej të kishte dalë në gjykim.

Keohe: Por kjo rrit probabilitetin që Dobriqiqi me kredencialet e Tanjug pasi e ka bërë këtë i përfshirë në krime lufte, ajo që dua të them është se probabiliteti është i lartë të ketë qenë i përfshirë në luftë?

Abrahams: Kjo do të duhej të kishte dalë në gjykim.

Keohe: Gjyqtari iu pyeti për takimin me Limajn dhe Thaçin. Ju thatë se Thaçi u prezantua si zëdhënësi i drejtorisë politike?

Abrahams: Me sa më kujtohet ai u prezantua si shefi i drejtorisë politike.

Keohe: Ju drejtorinë politike e kuptuat si organ që fliste me ndërkombëtarët?

Abrahams: Mendova se ishte pjesë e detyrimit apo përgjegjësive të tyre.

Keohe: Por ai nuk ishte personi ushtarak në zyrë?

Abrahams: Kështu u prezantua.

Keohe: Dhe ai nuk ishte as jurist?

Abrahams: Pjesën juridike e mbulonte Limaj. Bazuar në prezantimin kështu e kuptova.

Keohe: Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona.

Abrahams: Përmendet gjykimi po.

Keohe: Ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit.

Abrahams: Po supozoj se është e saktë. Duhet ta shohë me vëmendje.

Keohe: Vetë njoftimi juaj për shtyp thotë se keni marrë informacione nga Tanjugu se u deklaruan të humbur këta persona më 18 tetor. E shohim sa herë të duash.

Abrahams: Data është e saktë. Nuk mu kujtua që të ketë qenë Tanjugu.

Keohe: Pajtoheni që Tanjugu tha se ata kanë humbur më 18 tetor?

Abrahams: Data është 18 tetor.

Keohe: Kemi një gjykim që është kryer dhe kjo thuhet në provën materiale 19 ditë përpara humbjes. Supozohet që nuk është bërë gjykimi ditën që u ndaluan?

Abrahams: Nëse informacioni që kemi marrë është i saktë.

Keohe: Informacioni më i rëndësishëm për ju ishte kur u mbajtën të ndaluar këta persona. Ky është një dokument ku thuhet se gjykata ushtarake ka bërë gjykimin dhe Z.Thaçi ka bërë të ditur se po ngrinin struktura civile?

Abrahams: Të dy bashkëbiseduesit tanë folën për vështirësitë sa i takon krijimit të strukturave civile dhe ushtarake në mes të një konflikti të armatosur.

Keohe: Personi që ka folur për strukturat civile ka qenë Thaçi?

Abrahams: Pa dyshim që foli për vështirësitë.

Keohe: Jemi në një situatë që është bërë një gjykim kur këta persona nuk ishin të ndaluar ende, dhe kjo është bërë nga gjykata ushtarake sipas njoftimit. Ndërkohë Thaçi ju flet për strukturat civile?

Abrahams: Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di.

Keohe: Por iu keni kushtuar rëndësi komunikatave?

Abrahams: Ishin pjesë e punës tonë.

Keohe: Duke marrë paraysh se informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?

Abrahams: Sigurisht që ai po përpiqej të bënte të pamundurën.

Keohe: Ju thatë për një takim në gusht thatë që s’kishim më kontakt me Thaçin pasi na dha raportin. A iu kujtohet kjo letër që keni dërguar më 2 dhjetor 1998?

Abrahams: Po

Keohe: Gjatë takimit në gusht të vitit 1999 a e pyete a kishte marë ndonjëherë këtë letër?

Abrahams: Nuk më kujtohet.

Keohe: Por kjo do të duhej të ishte e rëndësishme.

Vazhdon dëshmia e Abrahams në Speciale, avokati i Thaçit e pyet për gazetarët serb që u arrestuan nga UÇK

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Vazhdon dëshminë dëshmitari Frederick Abrahams, i cili ishte pjesë e organizatës ndërkombaterae, Humans Right Watch.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe pyet dëshmitarin për detaje të dëshmisë që ai kishte dhënë lidhur me bisedën që kishte me Hashim Thaçin e Fatmir Limajn për arrestimin e gazetarëve serb.

Avokati thotë se i ashtuquajturi gazetarë serb, njëri nga ata të dy kishe marrë pjesë edhe në krime luftën në Kroaci dhe se roli i tij ishte si spihun dhe të mbulohej se ishte gazetarë i Tanjugut. Dhe pyet dëshmitarin nëse është në dijeni.

Abrahams thotë se nuk kishte këto informacione porse arrestimi dhe gjykimi që iu bë atyre nuk kishte gjykim ligjor.

“Duhet parë në dy forma kjo pyetje. Nëse ne do të merrnim parasysh këto dhe kritika që ne kemi bërë këtu. Nëse do të kishte prova se kishte kryer krime në Kosovës edhe gjykimi që iu është bërë do të duhej të bazohej në gjykim ligjor”, thotë Abrahams.

Tutje ata vazhdojnë të diskutojmë për raportimin e tyre si të zhdukur dhe arrestimin nga krerët e UÇK-së.

Po vazhdon sesioni i hapur i dëshmitarit.

Vazhdon gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë  vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëce të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit Frederick Abrahams.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Humans Right Watch.

Në gjykatore është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe. Vet dëshmitari kishte deklaruar se Humans Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanik, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Humans Right Watch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat