Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Aktuale

Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:53
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Haxhiu tha se ky udhëzues jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione.

“Ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga  veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme”.

“Ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues”, tha Haxhiu.

E para e Drejtësisë tha se miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat