Hoti: Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të Asociacionit?

Aktuale

Hoti: Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të Asociacionit?

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:48
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, vlerëson se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është degraduar.

Sipas tij vetë Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që është deklaruar se marrëveshja finale do të jetë: Përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke.

Çfarë ka ndodhur nga marsi 2021 e këndej? Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?”, ka shkruar Hoti.

“Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka ‘evoluar’ Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat