Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

Aktuale

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet që ende s’e kanë bërë këtë.

Begaj së fundi njoftoi se është takuar me homologët nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut dhe në fokus kishte njohjen zyrtare për Kosovën.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, u takova me homologët e mi nga Botsvana, Kenia dhe Sudani i Jugut.

Teksa nxitja e marrëdhënieve të mira dypalëshe është e rëndësishme, fokusi im kryesor ishte njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga këto shtete”, ka shkruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat