Themelohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit e 16-vjetorit të Pavarësisë

Aktuale

Themelohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit e 16-vjetorit të Pavarësisë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:31
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar të themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit dhe 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ai tha se kryesues do të jetë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ndërsa anëtarë do të jenë ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

“Ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues edhe presidenca, kuvendi i Republikës, komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe organizatat e shoqërisë civile”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat