Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në veri në Kosovë

Aktuale

Gashi tregon se si Radojçiqi korruptonte gjithçka dhe secilin në veri në Kosovë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:23
Kreshnik Gashi

Kreshnik Gashi nga Kallxo, deklaroi në “Pressing” se Milan Radojçiq ishte lojtar kyç në krimin e organizuar në Veri të vendit.

Gazetari Gashi tha se Radojçiq ka mbërri me kontrollu gjithçka atje.

“Njeriu i cili ka mbërri mi bë bashkë dy shtetet dhe mi lidhë edhe grupet e krimit të organizuar por edhe politikën e dy shteteve në mes dhe ai me qenë një lojtar kyç i këtyre elementeve. Pra kur flasim për krimin e organizuar, grupet shqiptare dhe serbe të krimit të organizuar ka arritë me i lidhë dhe me pas një bashkëpunim bukur të madh, sidomos nga viti 2008 e tutje, kur është nisë kontrabanda e madhe e krimi i organizuar në zonën e Veriut”, tha Gashi për Radojçiq.

“Pastaj është shndërru në figurën kryesore politike në zonën e Veriut, sepse duke e dominuar forcën, ai ka mbërri më kontrollu çdo gjë që ka ndodh në Veriun e Kosovës, përfshi edhe qetësinë, pra Milan Radojiçiq, është njeriu i cili ka largu barrikadat në Veri, ka garantu paqen dhe qetësinë sa herë që ka dashtë në zonën e Veriut, sa herë ka dashtë me pas alarme ka pas alarme”.

Gashi tha se Prokuroria e Mitrovicës ka flejtë duke mos hetuar seriozisht krimin e organizuar në veri.

“Prokuroria e Mitrovicës gjithmonë ka flejtë për atë që ka ndodh në Veri, nuk e ki asnjë hetim serioz nga Prokuroria e Mitrovicës dhe kjo na ka tregu që tentativat e Prokurorisë Speciale për me hetu grupin kanë mbetë në gjysmë”.

Njerëzit që kanë bashkëpunu me Radojiçiqin janë ndërtues, tha gazetari Gashi.

“Pushtet absolut edhe në shpërlarjen e parave, paratë janë investu në Kosovë e Serbi. Investimet janë në ndërtime, njerëzit që kanë bashkëpunu me Radojiçiqin kanë ndërtu në jug, dihen kompanitë, me dashtë shteti me i hetu kompanitë – i zbulon, shqiptarë janë. Kontrabanda është zhvillu midis shqiptarëve dhe serbëve”.

Ai shprehet se në vila luksoze jetojnë bosat e krimit të organizuar në veri.

Gashi përmendi sesi Radojçiqit iu hoq fletëarresti në mënyrë shumë të mistershme.

Radojiçiq është personi i vetëm që ka mbërri me u intervistu me video-link dhe me ju tërheq fletëarresti për një vrasje. Prokurori e ka intervistu nga Prishtina për një vrasje dhe ju ka hekë fletëarresti. Në një sistem shumë të mistershëm”, tha ai.

“Ish-prokruori Sylë Hoxha që e ka hetu rastin ka thanë publikisht se kam pas dhjetëra njerëz te dera që kanë thënë se Radojiçiqin duhet me lëshu…Prokuroria Speciale nuk ka dhënë sqarim se pse është hequr fletëarresti”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat