“Madhështia e tij”, Pozhari tregon pse Edi Rama i zbuti tonet ndaj Albin Kurtit

Aktuale

“Madhështia e tij”, Pozhari tregon pse Edi Rama i zbuti tonet ndaj Albin Kurtit

Nga: N. Sh. Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:26
Albin Kurti dhe Edi Rama

Analisti politik Xhevdet Pozhari thotë se, kryeministri shqiptar Edi Rama, qenka munduar t’i bëj lajka shqiptarëve në Kosovë, duke i zbutur tonet ndaj Albin Kurtit.

E kjo sipas tij ndodhi pasi ‘zëdhënësit’ e Ramës në studio televizive nuk po arrijnë që me sukses ta paraqesin madhështinë e tij si lider.

Pozhari thotë se Rama ka dëshmuar se aspak nuk i njeh shqiptarët e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë:

Pasi që e pa se "zëdhënësit" e tij në studiot televizive nuk po arrijnë me sukses ta paraqesin "madhështinë" e tij si lider, Edi Rama qenka munduar t'iu bëj lajka shqiptarëve në Kosovë duke i zbutur tonet ndaj Albin Kurtit. Madje, duke thënë se e ndjen shumë të afërt. Çfarë gënjeshtari!

Por, edhe sikur ta marrim si të vërtetë këtë pretendim, Rama dëshmon se sa pak ose aspak nuk i njeh shqiptarët e Kosovës. Kur ta vënë "x" (iksin), krahë me pas, më nuk kalon tek ata. Janë shumë të ndryshëm në qëndrime krahasuar me ata në Shqipëri. Më atdhetar, gjithsesi.

Shumë karriera politikanësh janë shuar në Kosovë vetëm pse ky popull din t'i lexoj saktë qëllimet dhe manipulimet e secilit që merr guximin ta kërkojë votën e tyre që ta përfaqësojë. E kanë një urtësi që ua ka mësuar jeta: Mashtruesit dhe hajnat i njohin sapo ta qelin gojën dhe kurrë nuk i japin askujt pushtet të përjetshëm.

Kështu që Edi Rama kurseje energjinë, lajmi i vetëm që do ta gëzonte shumëkënd në Kosovë do të ishte rënia e jote nga pushteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat