“Kurti i vetëm përballë më të fuqishmëve të Evropës”, Bytyçi me fjalë të mëdha: E meriton një përshëndetje të fuqishme - Bravo!

Aktuale

“Kurti i vetëm përballë më të fuqishmëve të Evropës”, Bytyçi me fjalë të mëdha: E meriton një përshëndetje të fuqishme - Bravo!

Nga: N. Sh. Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:48
Albin Kurti sot gjatë takimit me ndërmjetësuesit e BE-së, në Bruksel.

Profesori universitar dhe analisti politik Enver Bytyçi, e ka komentuar fotografinë ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ndërmjetësuesit e BE-së, në Bruksel.

Profesori thotë se, Kurti po i vihet i vetëm përballë më të fuqishmëve të Evropës, ndërsa shton se, në samitin e vitit 2018, në Alpbaxh të Austrisë, Hashim Thaçi i zotohej presidentit serb për ndarje të Kosovës.

Bytyçi shkruan se, Kurti është e kundërta e Thaçit, Ramës, Grenelit dhe miqve të tyre, duke e përshëndetur fuqishëm “bravo".

Postimi i plotë:

Kujt ia merrte mendja se një kryeministër i Kosovës do vihej i vetëm përballë më të fuqishmëve të Europës!

Mos ngatërroni samitin e gushtit 2018 në Alpbach të Austri, ku Hashim Thaçi i zotohej Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës!

Ky është Albin Kurti, e kundërta e Hashimit, Ramës, Grenellit dhe miqve të tyre! Dhe meriton një përshëndetje të fuqishme! Një Bravo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat