Miftaraj pas marrëveshjes për Asociacionin, ia kujton Bislimit se duhet të jep dorëheqje

Aktuale

Miftaraj pas marrëveshjes për Asociacionin, ia kujton Bislimit se duhet të jep dorëheqje

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:38
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD, ka shkruar se sa herë që Kosova pranon marrëveshje dhe Serbia refuzon, është lajm i mirë.

"Sa herë Kosova ka dëgjuar këshillat e ShBA-ve dhe ka koordinuar vendimmarrjen me këtë shtet, fundi gjithmonë rezulton me fitore të Kosovës", ka shkruar ai.

"Gjithsesi, kjo fitore diplomatike e Kosovës do të duhej të pasohej me dorëheqjen e Besnik Bislimit i cili ka dhënë fjalën publike se nëse formohet Asociacioni, Besnik Bislimi më nuk është në dialog.

Besnik dialoguesi qendro besnik dhe mbaje fjalën!", ka theksuar Miftaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat