Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në hyrje të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky organizim është pas një pune të madhe dhe procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë.
Tahiri: Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne
“Pas një procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë të LDK-së dhe sot do të zgjedhim kryetarin e LDK-së dhe pastaj në konventën programore do të aprovohet rruga e re si projekt zhvillimor, si një ide e re, si një projekt që ka në qendër zhvillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, në mënyrë që Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne”, tha ai.
Në garë aktualisht për kryetar të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.
Eurodeputeti Lukas Mandl merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetari të ri.
Mandl është nga Partia Popullore Evropiane, familje e të cilës është pjesë edhe LDK-ja.
Në garë për kryetar të partisë janë Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.
Gazmend Muhaxheri: Kuvendi i 2006-ës ishte inskenim i tjetërkujt, LDK-ja ka mbajtur zgjedhje demokratike
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka folur sot lidhur me Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti për kryetarin e ri.
Ai u pyet nga Klan Kosova nëse mund të përsëritet edhe sot incidenti i 2006-ës ku u mbajt procesi zgjedhor në të njëjtin lokacion dhe pati përleshje.
“Ai ka qenë inskenim i tjetërkujt atëherë, tash LDK-ja ka mbajtur zgjedhje demokratike”, ka thënë Muhaxhiri.
Kuvendi i LDK-së, Imri Ahmeti deklarohet për kandidaturën e Faton Bislimit
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së Faton Bislimi, për kryetar të këtij subjekti politik.
“Faton Bislimi do të lejohet që të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ndërsa për kandidaturën e tij do të vendosen me votat e delegatëve pjesëmarrës”, tha Ahmeti/
Nga ora 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Aty do të zgjidhen organet udhëheqëse të kësaj partie.
Në garë aktualisht për kryetar të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.
Mbetet të shihet se kush do ta drejtojë partinë për katër vitet e ardhshme.
LDK sot mban Kuvendin Zgjedhor
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Punimet ky kuvendi do t’i mbajë nga ora 10:00 në Sallën e Sporteve të Pallatit të Rinisë.
Aty, pritet të zgjidhen strukturat drejtuese të këtij subjekti politik.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se në fillim mediat mund të marrin pamjet, ndërkaq pas mbylljes së procesit zgjedhor, kryetari i LDK-së do t’i drejtohet mediave.
Derisa nga ora 17:00, në të njëjtin vend Lidhja Demokratike do t’i shpalos 100 zotimet.