Pamje të reja: Momenti kur policia arrin në vendngjarje dhe fillon përleshja me grabitësit

Aktuale

Pamje të reja: Momenti kur policia arrin në vendngjarje dhe fillon përleshja me grabitësit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:14
Pamje nga video

Janë publikuar pamje të reja nga kamerat e sigurisë që tregojnë detaje të reja lidhur me grabitjen e armatosur që ka ndodhur sot në një argjendari të Suharekës.

Në videon e publikuar shihet momenti kur policia arrin në vendngjarje dhe fillon përleshja me grabitësit e armatosur.

Katër persona të armatosur e të maskuar ia kishin mësyrë argjendarisë “Diakos” në qytetin e Suharekës, ndërsa në stacionin policor të Suharekës ishte përcjellë lajmi për ngjarjen.

Me të marrë informacionin, policët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia ka konfirmuar se një polic është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit dhe një tjetër është lënduar në përleshje e sipër me policinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat