Ish-gjeneral Qehaja: NATO duhet të shtojë numrin e trupave në Kosovë deri në 6 mijë

Aktuale

Ish-gjeneral Qehaja: NATO duhet të shtojë numrin e trupave në Kosovë deri në 6 mijë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:44
Ramadan Qehaja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kosovë të hënën.

Stoltenbergu në Prishtinë tha se Aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë.

E, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë që është e nevojshme të rritet numri i trupave.

“Zvogëlimi i forcave të KFOR-it në Kosovë është i dëmshëm, sic po shihet tani kemi ardh në një situatë kur KFOR-i duhet të rris numrin e trupave të NATO-s, numrin e ushtarëve por edhe numrin e armatimit që duhet të jetë në dispozicion, prandaj ai që vet e tha këtë, unë mendoj që do të bëhet përforcimi i forcave të NATO-s, dhe gatishmëria vepruese e forcave të NATO-s do të jetë më e lartë ndaj rreziqeve që na presin nga Serbia”, u shpreh ai.

Sipas tij, duhet të jenë rreth 6 mijë trupa të KFOR-it, e bashkë me ta edhe FSK-ja të jenë të gatshëm për bashkëveprim.

“Afër 5 mijë trupa të NATO-s tani ekzistojnë në Kosovë, por unë mendoj që në territorin e Kosovës, KFOR-i duhet të ketë diku ka 6 mijë ushtarë të gatshëm për veprim me mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës në bashkëveprim me forcat e rendit  por edhe Forcat e Armatosura të Kosovës të cilët tanimë i kemi në dispozicion”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat