KQZ ka pranuar rreth 1,100 kërkesa për ndërrimin e qendrave të votimit, në më pak se 24 orë

Aktuale

KQZ ka pranuar rreth 1,100 kërkesa për ndërrimin e qendrave të votimit, në më pak se 24 orë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Në më pak se 24 orë nga funksionalizimi i shërbimit online për votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar rreth 1,100 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të KQZ-së.

Tutje bëhet e ditur se përmes platformës EOMP.KQZ-KS.ORG qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat