​Kurti takon Çedomir Jovanoviqin, diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi, përmendet edhe Banjska

Aktuale

​Kurti takon Çedomir Jovanoviqin, diskutojnë për raportet Kosovë-Serbi, përmendet edhe Banjska

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:30
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u bisedua rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Si dhe raportet ndërmjet dy vendeve.

Kurti e Jovanoviq po ashtu diskutuan mbi nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin.

Edhe Kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, ka njoftuar se sot se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosova. Se kockat që mbetën aty dhe jetët e humbura janë të fundit, çmimi që paguajmë për keqkuptimin historik të dy popujve tanë. Ne kemi vuajtur 100 vjet dhe jemi të njëjtë në këtë”, ka thënë Jovanoviq në një postim në rrjetin social X.

“Ne kemi zgjedhje përpara dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar.

“Sot, shumë njerëz e kuptojnë se unë bëra atë që duhej të bëja, sepse e dua popullin tim dhe e di që nuk mund t'i dua dhe t'u uroj mirë serbëve pa pasur forcën t'i dua shqiptarët e Kosovës dhe të përpiqem t'i kuptoj ata. tha ai,

Jovanoviq shtoi se sot “ai gjithashtu beson në shoqërinë tonë dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet politike që na nevojiten në mënyrë që të gjithë në Kosovë të gjejnë qetësinë e tyre, dhe ne të drejtën për një fillim të ri”.

Kujtojmë se Jovanoviq ka thënë më herët gjatë ditës së sotme se po udhëtonte për në Prishtinë për një takim me kryeministrin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat