Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Aktuale

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
E ndjera Liridona Ademaj

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë.

Burimet bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të io bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat