“Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj” – Vëllau i Liridonës: Lamtumirë Liridona jonë

Aktuale

“Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj” – Vëllau i Liridonës: Lamtumirë Liridona jonë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:17
Liridona Ademaj

Pas rivarrimit të Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes, ka reaguar sërish vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili ka shkruar se sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.

“Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne”, ka shkruar Ademaj në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka shkruar se do të gjejnë forcën që t’i përkushtohen siç ka thënë ai kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.

“Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”, ka shkruar ai. 

Postimi i plotë:

Lamtumirë Liridona jonë

Sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.

Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne.

Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.

Faleminderit nga thellësia e zemres.

Ne do të gjejmë forcën që t'i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.

Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t'ia dalim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat