“Nuk është krim pasioni”, psikologia: Vrasja e Liridonës për të mbyllur disa hesape

Aktuale

“Nuk është krim pasioni”, psikologia: Vrasja e Liridonës për të mbyllur disa hesape

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 09:13
Lenida Halilaj

Psikologia Lenida Halilaj thotë se vrasja e Liridona Ademit nuk është një krim pasioni, por një krim me qëllim për të fshehur një krim tjetër. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Halilaj shprehet se Liridona është vrarë për të mbyllur disa hesape të tjera.

Klodiana Lala: Kanë tentuar me çdo kush të ja mbyllin gojën Liridona Ademit. Një një intervistë që nuk e kam transmetuar ende, babai flet për përfshirje në krim të Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës. Naim Murseli fsheh një sekret të madh të cilin Liridona Ademi e ka ditur.

Skënder Musa: Policia dhe Prokuroria do të zbulojnë motivin e vrasjes. 2 personat që janë përdorur janë amatorë, nuk kanë precendentë penalë. Në momentin që kam lexuar në gazeta që është vrarë gruaja, i mospërputhshëm me elementët e grabitjes. Ka qenë shumë e qartë se bashkëshorti është i përzier. Jam i bindur që mbrapa kësaj është fshehja e ndonjë vepre penale shumë të rëndë.

Lenida Halilaj: Mund të ketë qenë i parashikuar shumë kohë më përpara. Ka pasur njëlloj nxitimi.

Skënder Musa: Ditën e varrimit ka qenë i stresuar, nuk ka qenë i mërzitur. Gjendja, pamja e tij tregon se ka pasur presion të jashtëzakonshëm, jo mërzi. Është edhe një moment që përplaset me gazetarët.

Spartak Koka: Në një moment që përshëndet njerëzit, aq lodhet saqë i bie dajres. Ka njëlloj lumturie.

Lenida Halilaj: Ne nuk i dimë raportet që kanë pasur më përpara. Ky nuk është krim pasioni. Ky është një lloj krimi për të mbyllur disa hesape, por vetëm për të fshehur një krim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat