“Më erdhi informacioni”/ Gazetarja e njohur zbulon për çfarë e këshillonte Naim Murseli ish-presidentin Pacolli

Aktuale

“Më erdhi informacioni”/ Gazetarja e njohur zbulon për çfarë e këshillonte Naim Murseli ish-presidentin Pacolli

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:15
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se Naim Murseli, i cili akuzohet për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt, ka qenë këshilltar për rrjetet sociale i Bexhet Pacollit, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë president i Kosovës.

Komentet Llabani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se Naimi është marrë me publikimin në mediat online të të gjitha aktiviteteve të Pacollit.

“Më vjen një informacion që ky person ka qenë këshilltar për rrjetet sociale i Bexhet Pacollit.

Është marrë me çdo gjë që ai bënte në rrjetet sociale, publikimin e aktiviteteve të Pacollit që ai bënte kur ishte president. Këshilltar për mediat. Është shumë afër Pacollit. Meqë Erla më pyeti, unë them se ka qenë për rrjetet sociale”, është shprehur Llabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat