Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Aktuale

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Liridona Ademaj, Naim Murseli dhe Shaban Murseli

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, pretendon se gazetari Milaim Zeka, i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naimit një shumë prej 100 mijë eurosh, për mos publikimin e një skandali.

“Një mbrëmje më tregon Naimi, më thotë Milaim Zeka më ka kontaktu edhe tha “thuaj Behgjet Pacollit që e kam një skandal për ty. Nëse m’i jep 100 mijë euro, nuk e publikoj, nëse s’mi jep, do ta publikoj.

Edhe Naimi i ka thënë ‘shpordhu nga këtu se, çka të kesh publikoj se 100 mijë euro s’ki me i marrë kurrë’… Ka ndodh në 2019-tën”, tha Murseli.

Ai, në këtë emision thotë se deklarata e Milaim Zekës i ka lënduar për shkak se, siç thotë ai, e ka përdorur emrin e viktimës.

“Kjo është realitet, por më e rëndë ka qenë kur e përdor emrin e viktimës ‘kam pasur biseda private, i kom thanë Naimit i vjen era’ që na ka lëndu për shkak se ka mujt me ndiku në ftohje të marrëdhënies mes burrit dhe gruas”, tha Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat