Deliu: I pabesueshëm niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit që Qeveria po ia bën Skënderajt

Aktuale

Deliu: I pabesueshëm niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit që Qeveria po ia bën Skënderajt

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 17:07
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar kundër partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurtit pasi siç ka thënë ajo Qeveria do ta lë Skënderajn pa asnjë projekt të ri për vitin 2024.

Deliu shkroi se Qeveria po hakmerret dhe po e diskriminon atë rajon.

“Asnjë projekt i ri për komunën e Skënderajt nga Qeveria për vitin 2024.

I pabesueshëm, niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit me të cilin po qeverisë ky Kryeministër. Turp i madh!”, shkroi deputetja, duke publikuar një pjesë të raportit të institutit GAP për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat