Ambasadori suedez: Drafti aktual i Asociacionit nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive

Aktuale

Ambasadori suedez: Drafti aktual i Asociacionit nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 21:31
Jonas Westerlund

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se Kosova duhet të punojë në themelimin e Asociacionit.

Westerlund thotë se draft-statusi aktual i Asociacionit nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive.

“Mendoj që duhet tash të vazhdojmë përpara. Kemi marrëveshjen e Brukselit – 27 shkurt dhe Ohrit më 18 mars, dhe kjo duhet të implementohet. Siç thanë liderët evropianë dje në Bruksel, Kosova duhet të vazhdojë me Asociacionin. I kuptoj brengat kur vijmë te themelimi i Asociacionit sa i përket autoritetit ekzekutiv, por kemi kaluar këtë problem pasi drafti aktual, nga aspekti politik nuk jep kompetenca ekzekutive. Pastaj është pikëpamja ligjore që duhet të bëhet, jam i vetëdijshëm për këtë”, tha ambasadori suedez.

Ai tha se Suedia e mbështet këtë draft, por që sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese duhet ta jap vlerësimin e saj.

“E kuptoj brengosjen nga Qeveria sa i përket kësaj. Por, besoj që drafti që e kemi para nesh tash është një draft i mirë, dhe Suedia e përkrahë këtë draft. Ka marrë parasysh brengat e Qeverisë së Kosovës. Ashtu është hartuar, që të merret dhe të largojë brengat e Qeverisë së Kosovës. Duhet të presim për vendimin nga Qeveria e Kosovës, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese duhet të jep vlerësimin e saj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat