Plani serb për sulme në Kosovë? Ish-zv.ministri i Brendshëm vjen me deklaratë të fortë: Ky është skenari që po përgatit Vuçiqi

Aktuale

Plani serb për sulme në Kosovë? Ish-zv.ministri i Brendshëm vjen me deklaratë të fortë: Ky është skenari që po përgatit Vuçiqi

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:54
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Plani për sulme të reja nga Serbia në Kosovë, janë diskutuar në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Për ish-zëvendës ministrin e Brendshëm Selam Shkodra, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në situatë kritike, duke u përballur me fillimet e revolucionit dhe do të bëjë çmos që heqë vëmendjen duke u kthyer nga Kosova.

“Po bëhen përpjekje që të mos lejohen sulme të tilla në të ardhmen e Kosovës, që gjendja të jetë në kontroll. Sa i përket zhvillimeve të fundit në Beograd dhe ndërlidhja e tyre me lëvizjet në Kosovë, Vuçiç është në situatë kritike, ku po ballafaqohet me fillimet e revolucionit brenda kryeqytetit serb dhe kemi kontestim të zgjedhjeve dhe legjitimitetin e tyre, që ka nxjerrë fituese partinë e Vuçiç me aleatin e tij Daçic. Ai do të bëjë ç’është e mundur t’i twrheqë vëmendjen popullit të tij dhe të bëjë të prodhojë një skenar që të paraqiste që serbët janë në rrezik në Kosovë dhe vëmendje duhet të kthehet nga mbrojtja serbe dhe jo nga kërkesat e opozitës”.

Për analistin Agon Maliqi, Serbisë i intereson destabiliteti dhe do t’i leverdiste një do t’i interesonte një incident i ri.

“Dinamika kryesore është ajo që po ndodh në Beograd kriza e atjeshme ekspozohet rajonalisht. Serbisë do t’i leverdiste një përshkallëzim i ri, ku një incident që fajin mund ta ketë Kosova. Kemi një Beograd në përpjekje për të shkaktuar diçka. Ajo që është e vërtetë është që Serbisë i intereson destabiliteti”.

Në të njëjtën linjë edhe drejtori i A2 CNN në Kosovë, Flamur Gashi theksoi se Serbia ka tendenca për destabilizim në Kosovë. Sipas tij ajo që ndodhi në Banjskë nuk është rast i izoluar.

“Serbia çdo herë ka tendenca për destabilizim në Kosovë. Duhet të marrim në analizë veprimin e qeverisë së Serbisë. Asnjë deklaratë e faktorit ndërkombëtar pas rastit Banjska, asnjë deklaratë për lirimin e Raidoçiç nga burgjet e Serbisë. Ajo që ndodhi në Banjskë nuk është rast i izoluar. Njerëzit më të interesuar janë serbët përkrahës të Vuçiç, por edhe opozita serbe, se janë disa grupe, si edhe aleatët e serbëve që janë rusët”.

Për analistin Ben Andoni Serbia ka kaluar kufijtë e marrëveshje së Kumanovës dhe nuk ka marrë asnjë penalizim.

“Serbia defacto ka kaluar brenda marzheve të marrëveshjes së Kumanovës, ka 40 e ca pika brenda marrëveshjes dhe jo vetëm nuk penalizohet dhe nuk i tregohet vendi, por ti je gjithmonë i ekspozuar ndaj rrezikut. Kemi një fat me Vuçiç që niveli i tij intelektual me gjithë mbështetjen që lë gjithmonë për të dëshiruar. Vuçiç lë gjithmonë gjurmë. Shikoni lëvizjet e ambasadorit rus, provokimet që janë bërë duket që janë provokime pro ruse. Është kaq i fortë ndikimi rus, kaq i frikshëm, sa ne duhet të presim“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat