Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçares në hotelin në Graçanicë, ja çka dyshohet

Aktuale

Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçares në hotelin në Graçanicë, ja çka dyshohet

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:16
Viktima Artila Kameri

Një 34-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e së enjtes në një hotel në Graçanicë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë disa detaje mbi vdekjen e saj, ku raportohet se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli.

“Graçanicë 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Tutje, policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Ndryshe, raportohet se viktima ka qenë e shoqëruar nga një person në hotel.

Viktima A. Kameri, 34 vjeç ka qenë pronare e një biznesi për rregullimin e thonjve.

Në profilin e saj në Facebook, më 10 nëntor, ajo kishte shpërndarë një intervistë që e kishte dhënë për RTK-në, pasi kishte fituar çmimin e katërt në kampionatin botëror të estetikës që ishte mbajtur në Napoli të Italisë.

Në këtë intervistë ajo ka thënë se po në këtë kampionat e kishte fituar çmimin e parë kur ishte mbajtur në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat