Për t’ia bërë qarën PDK-së, si Isa Mustafa LDK-së, për kryetare te PDK-së duhet të vijë kjo deputete!

Aktuale

Për t’ia bërë qarën PDK-së, si Isa Mustafa LDK-së, për kryetare te PDK-së duhet të vijë kjo deputete!

Nga: A.SH Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Enver Hoxhaj është kandidat për të parin e PDK-së.

Analisti Binak Maxharraj, ka thënë se as Hoxhaj nuk është i duhuri për PDK, sepse vet PDK nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

"Këtë e paska zbuluar anëtari i Kryesisë se PDK-së, Xhavit Haliti i cili për gazetën "Bilc" ka zbuluar se Enver Hoxhaj është kandidat për të parin e PDK-së.

Pra, po shkojka një kryetar i largët, i paaftë që nuk bëri asgjë në reformimin e PDK-së, por që u shty me inate me qeverinë Kurti. E dëmtoi jo vetëm PDK por edhe shtetin duke i mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke u ankuar për çdo gjë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, kjo ishte ajo se çfarë ka bërë Memli Krasniqi që sipas tij PDK do të rrinte edhe dy mandate në opozitë”, thotë ai.

Sipas tij, Hoxhaj disa herë ishte në maje të PDK-së, por nuk pati dobi, duke shtuar se sillej nëpër PDK kot së koti.

“Por, mos të mashtrohet PDK-ja se hiq më i mirë se Memli Krasniqi nuk është as Enver Hoxhaj. Hoxhaj ishte disa herë në maje të PDK-së apo aty afër por pa dobi nuk i shkonte puna bash hiç, sillej nëpër PDK kot së koti.

Por, për të degraduar deri në fund. Si Isa Mustafa, LDK duhet me e vendos të parën e PDK-së, Ganimte Musliun, ajo së shpejti ia bënë qaren PDK-së edhe ashtu PDK së lodhur”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat