Xhevdet Pozhari jep emrin e zyrtarit të Qeverisë, që paguhet sa 43 pensionistë, 11 zjarrfikës, 9 mësimdhënës, 7 policë

Aktuale

Xhevdet Pozhari jep emrin e zyrtarit të Qeverisë, që paguhet sa 43 pensionistë, 11 zjarrfikës, 9 mësimdhënës, 7 policë

Nga: A.Zh Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, merr 52 mijë euro, si të hyra vjetore.

Ai ka thënë se pagë mujore e Bislimit, si zëvendësministër dhe në AUV, është 4 mijë e 333 euro, përcjell Bota sot.

“Edhe Kujtim Shala i merrte paga 77 mijë euro, me punë. Por, atë copa e patët bë me ofendime. E, kjo quhet standard i dyfishtë, ose hipokrizi”, ka shkruar Pozhari ndër tjerash në Facebook.

Reagimi i tij:

Lumturia është relative thoshte zv/kryeministri Besnik Bislimi. Mund t'i marrësh 3,000 euro pagë, e mos të jesh i lumtur si me 500 euro.

Kështu disi e argumentonte pagën mesatare të një qytetari në Kosovë karshi ngritjes së çmimeve, shkallës së lartë të inflacionit, shtrenjtimit të jetës në përgjithësi.

Ndërkohë, të ardhurat vjetore të Besnik Bislimit janë 52 mijë euro.

Si zv/kryeministër i merr 18 mijë e 788 euro, ndërsa në AUK, 29 mijë e 533 euro. Mëditje i paska marr, 3 mijë e 726 euro.

Bashkëshortja e tij, në buxhetin familjar i shton edhe 28 mijë euro.

Në total, 80 mijë euro të ardhura në vit.

Ose, në muaj: 6 mijë e 666 euro të ardhura bashkërisht.

Ndërsa, veç Besnik Bislimi, pagë 4 mijë e 333 euro në muaj.

Por, ju qytetarë të dashur, mos e harroni këshillën se lumturia është relative. Mundeni me 500 euro me qenë me të lumtur sesa zv/kryeministri.

***

Me të ardhura 4 mijë e 333 euro në muaj, Besnik Bislimi paguhet sa 43 pensionistë, 11 zjarrfikës, 9 mësimdhënës, 7 policë... etj.

Nëse ky është shembulli i barazisë që e synon e majta, atëherë me rëndësi të gjithë të jemi të lumtur. Mjafton të punojmë me nder.

Personalisht, nuk kam asgjë kundër atyre që paguhen shumë. Ishalla ky standard shtrihet edhe tek qytetarët, sa ma shumë.

Por, edhe nëse bëheni milioner, nuk do të jeni kaq të lumtur sa tash kur i merrni 500 euro.

Së buti thënë, kjo quhet demagogji.

P.s

Edhe Kujtim Shala i merrte paga 77 mijë euro, me punë. Por, atë copa e patët bë me ofendime. E, kjo quhet standard i dyfishtë, ose hipokrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat