Beqa thumbon për Gani Jakupin: Ua mori qytetarëve 7500 euro në muaj për t’ia futur gjumë

Aktuale

Beqa thumbon për Gani Jakupin: Ua mori qytetarëve 7500 euro në muaj për t’ia futur gjumë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 00:46
Hajdar Beqa

Njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja, dhe meritat që disa deputetë të pushtetit ia atribuan Gani Jakupit, konsulentit të ministres së Jashtme, Donika Gërvlla, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ka quajtur të pabesueshme.

Madje ai e ka vë në dyshim edhe nëse konsulenti i Gërvallës ka qenë në Spanjë, në kohën kur ky shtet mori vendimin për njohjen e pasaportës kosovare, menjëherë pas liberalizimit të vizave.

“Gani Jakupi të vetmen meritë që e ka për liberalizim të vizave, është që ka arritur bashkë me Qeverinë, me ia marrë qytetarëve tanë 7500 euro e me ja fut gjumë.

Më mirë është dashur të lobojmë për njohje e anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare me rrit imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare, sesa të vijmë në këtë situatë që në këtë fukarallëk, të paguhet një zyrtar i cili ende nuk e ka bërë asnjë raport pune, e me i marrë 7500 euro në muaj. Unë nuk e di edhe nëse ka qenë në Spanjë ai z.Jakupi.”, deklaroi deputeti Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat