Kërstiq i nervozuar pas pamjeve të drogës në Leposaviq: Qe sovraniteti i shtetit në veri të vendit!

Aktuale

Kërstiq i nervozuar pas pamjeve të drogës në Leposaviq: Qe sovraniteti i shtetit në veri të vendit!

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:21
Bratislav Kërstiq

Gazetari serb Bratislav Kërstiq ka komentuar skandalin e aferës ‘Kokaina’ në Leposaviq, ku nënkryetarja Dragana Miletiq shihet duke konsumuar lëndë narkotike.

Kërstiq në emisionin”Politiko”, ka thënë se lidhur me këtë skandal do të ishte dashur të jap dorëheqje ministri i Pushtetit Lokal.

Kjo sipas ti, sepse kryetari Lulzim Hetemi nuk e ka emëruar nënkryetaren Miletiq pa e pyetur nivelin qendror.

Kërstiq ka thënë se ky skandal tregon se sa ka sovranitet Kosova në veri

“Qe sovraniteti i shtetit të Kosovës në veri të vendit”, është shprehur i nervozuar Kërstiq. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat