Vrasja e veteranit të UÇK-së: Gjykata shpall aktgjykimin ndaj babë e bir nga Rahoveci

Aktuale

Vrasja e veteranit të UÇK-së: Gjykata shpall aktgjykimin ndaj babë e bir nga Rahoveci

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Nazim Veliu

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave Enver Sylka dhe Emir Sylka (babë e bir) për vrasjen e Nazim Veliut (veteran i UÇK-së) më 19.09.2023 në Rahovec.

Aktakuzë ndaj tyre u ngrit për veprat penale vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në shtytje dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Njoftimi i plotë i gjykatës:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit të parë: E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”, nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 lidhur me nenin 32 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore.

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat