“Takimi i Blinken ishte ekskluziv për Edi Ramën”, Haxhiu: Mesazhi për Kosovën

Aktuale

“Takimi i Blinken ishte ekskluziv për Edi Ramën”, Haxhiu: Mesazhi për Kosovën

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:24
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu, ka komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken ditën e djeshme në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se vizita e Blinken ishte ekskluzive për kreun e qeverisë Edi Rama, ndërsa shtoi se të gjitha meritat e vendit ia dedikoi atij.

“Takimi i Blinken ishte ekskluziv për Edi Ramën. Të gjithë meritat ia dedikoj Ramës. Biden e ka detyruar që të vij në Tiranë të falënderoj Ramën për atë që ka bërë”-tha Haxhiu.

Haxhiu tha se Blinken, tha për Kosovën se ka 30 vite që jeton me të, dhe sipas tij ky ishte një mesazh dhe për Prishtinën dhe për Serbinë.

Mes tjerash Haxhiu nënvizoi se ka qenë Blinken ai që ka shkruar fjalimin e Clinton për Kosovën. Haxhiu nuk kurseu as kritikat për kreun e qeverisë së Kosovës duke thënë se ai është anti-shqiptar.

“Blinken tha ‘Unë jam një nga ata që jetoj me Kosovën 30 vite. Kjo ishte përgjigje, dhe e Kosovës dhe e Serbisë që unë jam para jush në këtë histori. Është personi që ka shkruar fjalimin e Clinton. T’i thuash këtij që je naiv, do të thotë se je  dashakeqës. Kemi një person që është kryeministër që mendon se duke mbajt fjalime, ndërton kundërshtinë kundër perandorisë.

Duhet të kesh sensin e komunikimit me Amerikën për gjëra të cilat ata nuk mund të ndihmojnë. Duhet të jesh shumë enverist që mos ta kuptosh se ku po e çon vendin. Albin Kurti është qeveritari më anti-shqiptar që unë e njoh. Kjo që po bën ai është shkatërrimi i sistemit që Kosova ka ndërtuar për 20 vjet. Të gjitha vendet e rajonit kanë probleme”-tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat