“Kosova s’mund të tregohet arrogante ndaj miqve”, Ridvan Berisha: Duhet anëtarësimi në NATO

Aktuale

“Kosova s’mund të tregohet arrogante ndaj miqve”, Ridvan Berisha: Duhet anëtarësimi në NATO

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:05
Ridvan Berisha

Gazetari Ridvan Berisha ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatë aktuale në Kosovë.

Ai tha se është interes jetik i Kosovës që të bëhet anëtare e NATO-s në mënyrë që të mbyllet njëherë e emirë një ambicie e Serbisë për të destabilizuar atë. Berisha gjithashtu shtroi disa kritika për Kosovën.

“Sovraniteti klasik është ligjërim utopik sot në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjithë globi është kthyer në çështje të sigurisë. Kosova deri këtu ka ecur dhe po ecën me mbështetjen e jashtëzakonshme të miqve ndërkombëtar.

Vetë kryeparlamentari Konjufca tha se veprimet tona i kanë hidhëruar miqtë. Gjithashtu presidentja Osmani ka një distancim të lehtë nga vendimarrja e  kryeministrit Kurti.

Kosova ka lëvizur deri këtu falë mbështetjes së ndërkombëtarëve. Kjo mbështetje e miqve tanë po kthehet me arrogancë, me moton që kemi të drejtë të ushtrojmë sovranitetin.

Ne e dimë këtë, por interesi i ndërkombëtarëve është që të përmbyllë njëherë e mirë çështjen e Kosovës, që të prodhojë stabilitet, paqe dhe të mos i japë shans Rusisë që të përdorë çdo vatër të paqëndrueshmërisë në Ballkan”,-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat