“Dinari në dialog thikë pas shpine Kosovës”, Maxharraj paralajmëron: Ky është skenari i Vuçiqit, ja kur pritet t’i dal tymi!

Aktuale

“Dinari në dialog thikë pas shpine Kosovës”, Maxharraj paralajmëron: Ky është skenari i Vuçiqit, ja kur pritet t’i dal tymi!

Nga: N. Sh. Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:06
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Dinari tashmë po bëhet temë diskutimi në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

E kjo po vlerësohet s’i tradhti dhe thikë pas shpinë ndaj Kosovës.

Kështu është shprehur analisti politik, prof. Binak Maxharraj..

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se ky është njëri nga skenarët e Vuçiqit, duke kritikuar ashpër ndërkombëtarët.

Ai paralajmëron se do t’i del tymi kësaj çështje.

Reagimi i plotë:

FUTJA E DINARIT NË DIALOG THIKË PAS SHPINE KOSOVËS.

Futja e dinarit në dialog atak në pavarësinë Kosovës. Ky është njeri nga skenarët e Vuçiqit.

Kjo është edhe dyfytyrësia e ndërkombëtarëve.

Kësaj pune do t’i del tymi më vonë përmes trashjes së dialogut rreth dinarit.

Diskutimi për dinarin është përzirje direkte e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat