Shkeljet e Postës ndaj Kimete Kodrës, Shoqata Sindikale kërkon llogari dhe ndëshkim nga menaxhmenti

Aktuale

Shkeljet e Postës ndaj Kimete Kodrës, Shoqata Sindikale kërkon llogari dhe ndëshkim nga menaxhmenti

Më: 11 mars 2024 Në ora: 17:35
Kimete Kodra

Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë për rikthimin në punë të Kimete Kodrës, gruas së heroit, Ilaz Kodra.

Përmes një reagimi ata theksojnë se do të kërkojnë llogari dhe ndëshkim për të gjithë ata që kanë nënshkruar vendime të paligjshme.

“Pas vendimit të favorshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për Znj. Kimete Kodrën, si sindikatë shprehim solidaritetit për stresin dhe padrejtësinë që ka përjetuar znj. Kodra dhe Familja e saj.

Si Sindikatë, nuk do të heshtim. Do të kërkojmë llogari dhe ndëshkim për të gjithë ata që kanë nënshkruar vendime të paligjshme, duke shkaktuar dëm të panevojshëm kolegëve tanë”.

Siç pohojnë nga kjo shoqatë sindikale, “do të kërkojnë nga menaxhmenti që gjobat të të paguhen nga individët, nënshkruesit e vendimeve, dhe jo nga ndërmarrja”.

“Jemi të vendosur të përdorim çdo mjet sindikal për të mbrojtur drejtësinë dhe integritetin tonë dhe për të siguruar që të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës të trajtohen me drejtësi dhe respekt të plotë për të drejtat e tyre”, thuhet tutje.

Për vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pati raportuar Paparaci. Me vendimin e nxjerrë është vërtetuar se menaxhmenti i Postës ka kryer shkelje të kontratës së punës, njëkohësisht është vërtetuar pafajësia e zonjës Kimete.

Posta e Kosovës detyrohet që Kimete Kodrës t’ia kompensojë diferencën në pagat të papaguara prej ditës së largimit të përkohshëm deri në kthimin e saj në vendin dhe pozitën e njëjtë të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat