​Policia gjermane kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Aktuale

​Policia gjermane kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia e Bielefeldit po i kërkojnë ndihmë nga publiku për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani.

Kush mund të japë informacion për vendndodhjen aktuale të dy 33-vjeçarëve të dyshuar urgjentisht nga Bielefeld, të cilët kërkohen me urdhër arresti? Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga policia, përcjellë KosovaPress.

Në vazhdën e hetimeve nga skuadra e vrasjeve “Ober”, dy 33-vjeçarë nga Bielefeldi u vunë në fokusin e hetuesve. Deri më tani banesat e të kërkuarve në Bielefeld u kontrolluan nga njësitë speciale natën e krimit, por ato nuk kanë rezultuar me arrestimin e tyre.

Policia kriminale po kërkon nga mediat dhe publiku që t'i ndihmojnë ata të gjejnë Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat