Takimi me Escobar, Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e terroristëve të sulmit në Banjskë

Aktuale

Takimi me Escobar, Osmani i kërkon Serbisë ekstradimin e terroristëve të sulmit në Banjskë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:17
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkëpunimi me ShBA-në duhet të ketë bosht i veprimeve të insitucioneve të Kosovës.

Osmani, pas takimit me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkoi nga Serbia të ekstradojë në Kosovë terroristët e sulmit të Bajnskës.

E para e shtetit duke folur për dialogun me Serbinë, tha se Kosova mbetet e përkushtuar.

Ajo nënvizoi nevojën që ndërmjetësuesi të ketë qasje të balancuar në këtë proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat