Petkoviq etiketoi rëndë presidenten Osmani, Presidenca: Retorikë çnjerëzore e mendësisë së Millosheviçit e Putinit

Aktuale

Petkoviq etiketoi rëndë presidenten Osmani, Presidenca: Retorikë çnjerëzore e mendësisë së Millosheviçit e Putinit

Më: 18 mars 2024 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

UD shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj ka reaguar ashpër ndaj një postimi të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ku ky i fundit etiketon me fjalë fyese Presidenten Vjosa Osmani.

“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë “mi”, qeveria juaj e krahasoi me “miza” dhe tani ju e quani “qen”. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit”, ka shkruar Hollaj në platformën X duke shtuar se nuk mund të pritet asgjë tjetër nga një shovinist.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq kishte shkruar në platformën Xse “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”

“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq në platformën X.

Një ditë para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se është domosdoshmëri që të arrihet një pajtim sa i përket zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.

Osmani para mediave ka thënë se për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ka pajtueshmëri.

“Deri tani pajtim për një pjesë të propozimit, nga ajo që jam informuar deri tani, dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetë të propozimit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat