Humolli: Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik

Aktuale

Humolli: Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik

Më: 18 mars 2024 Në ora: 22:42
Fatmir Humolli

Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik.

Humolli ka thënë se rrethanat ndërkombëtare kanë qenë të favorshme për të ndryshuar në kuptimin pozitiv.

Ai thotë se kreu i ekzekutivit është dashur të ndërgjegjësojë faktorin ndërkombëtar dhe t’i paralizojë miqtë e Serbisë.

“Sikur të ishim sjellë me politikë dhe në harmoni në mes vete, jam i bindur se Serbia do t’na kishte lutur që të merremi vesh me të, ne nuk kemi nevojë që ta lusim Serbinë kurrë, por logjika sikur ne duhet të bëhemi lypsarë te ndërkombëtarët për të na njohur Serbia, Serbinë po e trimëron. Serbia për çdo ditë ka mundësi të na nxjerrë ndonjë problem… Ne nuk e njohim më mirë veten se sa na njeh Serbia. Albin Kurti ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik, që të ndërgjegjësojë masën, faktorin ndërkombëtar, miqtë tanë dhe t’i paralizojë miqtë e Serbisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat