Kërkohen armë bërthamore për Kosovën, NATO-s e Britanisë së Madhe iu vjen thirrja urgjente – ja plani i Serbisë

Aktuale

Kërkohen armë bërthamore për Kosovën, NATO-s e Britanisë së Madhe iu vjen thirrja urgjente – ja plani i Serbisë

Nga: A.M. Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Së fundi, Serbia është lëshuar në deklarata kërcënuese ndaj Kosovës, duke nënkuptuar qëllimet e saj për ta sulmuar shtetin tonë.

E pas këtyre kërcënimeve të shtetit serb e Vucciqit, ka reaguar njohësi i rrethanave politike, Shqiprim Pula.

Ai përmes një postimi ne Facebook ka kërkuar që shtetet aleate t’i japin Kosovës armë bërthamore, derisa shpjegoi rrezikun që i kanoset nga Serbia, dhe lidhjet e kësaj të fundit me Rusinë e Putinit.

“Rusia 'operacionin special' kundër Ukrainës po e portretizonë si një luftë e qytetërimit të krishterë ortodoks kundër satanizmit demonik!

Serbia fondamentaliste ortodokse me garniture shtetërore të kohës së aparteidit Milosheviçian në veri të vendit krijon gjendje emergjente, duke vendosur kontrollin (pas Qershor 1999) si fillim me veriun, mëpas çrrënjosjen e shtetit të Kosovës!

Ne, rrezikohemi nga Nova Rusia e papërfunduar.

Shtetet aleate të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e NATO, nuk duhet t'a lejojnë këtë lojë.

Gjeopolitika në Europën Juglindore do të ndryshoj, kur na jepni armë bërthamore”, shkroi ndër të tjera Pula, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Armë bërthamore për Kosovën

Shtetet aleate të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar dhe NATO, a nuk dëgjojnë se çfarë thonë krerët e shtetit serb?

Duan të na sulmojnë.

Disa madje mendojnë e pretendojnë se Serbia e mbështetur nga Rusia është anti-NATO!? Jo. Apo, mbase edhe mund të jenë.

Po, shikoni cilat rryma radikale po i mbështesin kundër Kosovës.

Janë kundër vlerave pro-perëndimore.

Nëse nuk i dëgjojnë, a duhet edhe të vërbohen që t'mos i shohin veprimet në terren, po agresioni ushtarak në Banjë (Banjska) të Zveçanit, çfarë ishte?

Çfarë po ndodh në Ukrainë nga 24 Shkurt, 2022?

Rusia, nuk e filloi me Ukrainën.

Ata e filluan me Groznin, Abkhazinë e Osetinë, Krimenë, Moldavinë dhe u rikthyen tek Ukraina!.

Po Serbia pse e mban nën tension BeH me Republika Srpska?

Po kisha Serbe ortodokse në Mal të Zi?

Po veriun e Kosovës me Srpska Lista?

Ku janë aleatët tanë?

Po europianët e ndërkombëtarët ku janë?

Rusia pa rezervë e përkrah Serbinë, madje ministri i jashtëm i federatës Ruse Sergey Lavrov dhe ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selaković, më 23 Shtator, 2022 në Neë York, nënshkruan "Planin e Konsultimit" për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë!.

Serbia e Rusia, e të dyja së bashku, janë në fazë ekspansioniste imperialiste.

Sa duhet ne të durojmë?

Sa duhet aleatët tanë të tolerojnë?

Rusia 'operacionin special' kundër Ukrainës po e portretizonë si një luftë e qytetërimit të krishterë ortodoks kundër satanizmit demonik!.

Serbia fondamentaliste ortodokse me garniture shtetërore të kohës së aparteidit Milosheviçian në veri të vendit krijon gjendje emergjente, duke vendosur kontrollin (pas Qershor 1999) si fillim me veriun, mëpas çrrënjosjen e shtetit të Kosovës!

Ne, rrezikohemi nga Nova Rusia e papërfunduar.

Shtetet aleate të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e NATO, nuk duhet t'a lejojnë këtë lojë.

Gjeopolitika në Europën Juglindore do të ndryshoj, kur n'a jepni armë bërthamore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat