Selimi: Në histori do të shënohet se Prishtina e injoroi një kryeministër të parë shqiptar të nominuar nga vet shqiptarët

Aktuale

Selimi: Në histori do të shënohet se Prishtina e injoroi një kryeministër të parë shqiptar të nominuar nga vet shqiptarët

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:35
Sefer Selimi

Analisti Sefer Selimi ka thënë se në histori do të shënohet që Prishtina zyrtare injoroi Shkupin zyrtar kur në krye të saj qëndroi për herë të parë një shqiptar i nominuar nga vetë shqiptarët.

Selimi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin “që mos ketë implikime në procesin zgjodhor”, por se është takuar me të tjerët që janë në garë.

“Kryeministri Kurti nuk e pranon kryeministrin Talat Xhaferi “që mos ketë implikime në procesin zgjodhor”, në ndërkohë ikën mijëra kilometra larg shtetit të vet të mbaj tubim partiak me një pjesë të aktorëve në garë dhe të çoj mesazhe politike që do ta implikojnë këmbë e krye në këtë proces.

Kjo më së paku është hipokrizi dhe manipulative, për të mos thënë që është tipar i një frikacaku pa burrni për të marrë përsipër pasojat e veprimeve të veta.  PS. Në histori do të shënohet që Prishtina zyrtare injoroi Shkupin zyrtar kur në krye të saj qëndroi për herë të parë një shqiptar i nominuar nga vetë shqiptarët. Emrat e përvetshëm pak rëndësi do të kenë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat