Vokrri: Mungesa e shtrirjes së sovranitetit në veri ishte mekanizëm shantazhi ndaj Kosovës

Aktuale

Vokrri: Mungesa e shtrirjes së sovranitetit në veri ishte mekanizëm shantazhi ndaj Kosovës

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:15
Arbër Vokrri

Zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka deklaruar se mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit tonë në veri ka qenë “mekanizëm shantazhi” i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Vokrri tek “Debat Plus” ka theksuar se në veriun e vendit përpos shtrirjes së autoritetit të shtetit qoftë në sensin ” e thjeshtë” apo “të vazhdë” është arritur bindja tek qytetarët e veriut se i takojnë dhe janë pjesë e Kosovës.

“Shënojmë njëvjetorin e një procesi politik i cili ka kulmuar me kuptimsimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës në territorin e vet. Mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit në atë pjesë të vendit tonë ka qenë mekanizëm shantazhi i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë qoftë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare, qoftë edhe në dinamikat e brendshme politike. Me to janë larguar shumë hipoteka, është vendosur jo vetëm autoriteti shtetëror në sensin e thjeshtë ose të vrazhdë por është arritur një sukses në bindjen e qytetarëve të atjeshëm, se i takojnë këtij vendi”, deklaroi Vokrri.

Vokrri potencoi se qytetarët serbë e kanë kuptuar se është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.

“Jemi në një gjendje të re dhe nuk kontestohet autoriteti i shtetit të Kosovës në territorin e vet. Ku qytetarët serb të veriut e kanë kuptuar se nuk është vetëm domosdoshmëri por është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në jetën institucionale të vendit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat