Hoxha: Vuçiq për një moment ka vendosur t’i tërheq të gjithë serbët nga institucionet në veri të Kosovës

Aktuale

Hoxha: Vuçiq për një moment ka vendosur t’i tërheq të gjithë serbët nga institucionet në veri të Kosovës

Më: 27 maj 2024 Në ora: 21:38
Analisti, Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se sa i përket veriut të Kosovës, kjo qeveri nuk ka bërë progres të madh.

“Në veri nuk është që qeveria e Kosovës ka bërë progres të jashtzakonshëm në shtrirje të sovranitetit, Institucionet e Kosovës janë mbrojtur nga tentative e Serbisë për me i kollabu komplet Institucionet atje,” tha Hoxha në “Debat Plus”.

Sipas tij Vuçiq i tërhoqi të gjithë serbët nga institucionet në veri të Kosovës.

“Për një moment Aleksandër Vuçiq ka vendosë me i tërhek të gjithë serbët nga Institucionet dhe me i minu komplet institucionet duke i tërheq policët, prokurorët gjykatës, kryetarët e komunave administratën, deputetë dhe ka tentu që në veri me pasë zhdukje të institucioneve tona dhe unë mendoj që kjo qeveri ka arrit mos me leju që kjo të ndodhë dhe besoj që kjo ka qenë meritë e mjaftueshme që duhet me e diskutu,” tha Hoxha.

Sipas analistit, shteti serb është përpiqur ta sabotojë shtetin e Kosovës duke ia bërë me dije që nuk mund ta administrosh veriun.

“Ka pas një përpjekje të Serbisë me e sabotu shtetin me tregu që ti nuk mundesh me e administru veriun dhe kjo qeveri ka reaguar përmes procesit zgjedhor, intervenimeve, pranisë më të madhe policore”, ka thënë Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat