Ku janë kryetarët paralelë të komunave të veriut, flet zv.ministri Vokrri

Aktuale

Ku janë kryetarët paralelë të komunave të veriut, flet zv.ministri Vokrri

Më: 27 maj 2024 Në ora: 22:53
Arbër Vokrri

Kreshnik Gashi nga BIRN e ka pyetur zv.ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, se ku janë kryetarët paralelë të komunave të veriut?, derisa ai ishte duke folur për situatën “normale” dhe të “sigurt” në veri të vendit.

Gjithashtu Vokrri është pyetur se ku e ushtrojnë veprimtarinë ata dhe se a dihet lokacioni dhe pse s’po ndërmerren masa ndaj tyre.

“Anej pari jetojnë. Pretendojnë me ushtru atë funksion. Krejt e dimë se sa mund jepim rroga”, deklaroi zëvendësministri Arbër Vokrri.

Teksa shtoi se kryetarët paralelë nuk i pyet askush për asnjërën nga komunat veriore dhe se nuk është diçka interesant.

“Po kallxoheni shumë të vrazhdë dhe jokordinues me faktorin ndërkombëtar, se po i toleroni. Nuk është interesant, ata janë kryetarë paralelë. Nuk i vet askush ata, as për Leposaviqin, as për Zveçanin e as Zubin Potokun, a Mitrovicën”, ka deklaruar Vokrri në “Debat Plus”,por pa treguar pse nuk po ndërmerren masa ndaj tyre nga ana e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat