Canaj e quan mundësi të mirë për Kosovën avancimin në AP të NATO-s

Aktuale

Canaj e quan mundësi të mirë për Kosovën avancimin në AP të NATO-s

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:56
Profesori Blerim Canaj

Profesori Blerim Canaj e ka cilësuar si një përparim, kalimin e Kosovës nga anëtari vëzhgues në atë të asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Canaj ka thënë se kjo e etablon Kosovën në arenën ndërkombëtare, derisa ai këtë arritur ia ka atribuuar diplomacisë parlamentare.

“Natyrisht që është një avancim dhe një përparim në etablimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Do përmendur faktin që është një e arritur e diplomacisë parlamentare”, është shprehur ai.

Më tej profesori Canaj, ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën, pasi që tash në asamble ajo përmes rezolutave mund të jap propozime e të shpreh kundërshtime.

“Mendoj që të mirat qëndrojnë në faktin që duke e bërë një diplomaci publike ndërtohet një besim mes parlamentarëve, duke pasur mundësinë që pastaj edhe në rezoluta të japin ndonjë kundërshtim apo propozim, rritet besueshmëria por njëkohësisht tregohet kapaciteti dhe serioziteti i vendi në paraament”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat