Ky është zyrtari policor që u godit me veturë në Prizren nga i dyshuari që tentonin ta arrestonin

Aktuale

Ky është zyrtari policor që u godit me veturë në Prizren nga i dyshuari që tentonin ta arrestonin

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Media më herët raportoi për një incident që ndodhi në Prizren, ku Policia u përballë me një 34-vjeçar, i cili shpërfilli urdhrat policorë dhe tentoi të arratiset. Një zyrtar policor u sulmua nga i dyshuari dhe i njëjti përfundoi në spital – teksa i dyshuari u arrestua.

Media ka mësuar se polici qe e pësoi gjatë tentativës për ta kapur të dyshuarin është Isë Gashi.

Zyrtari policor, Gashi, u godit me veturë nga i dyshuari Behar Fejzullahu, duke pësuar lëndime trupore, për çka mori trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Image
Isë Gashi

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht kishte kryer kundërvajtje, për çka njësia policore e urdhëroi të ndalej.

Por, i dyshuari Fejzullahu iku, duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik, ndërsa zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë.

Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur policin Gashi me veturën e tij, thonë tutje të njëjtat burime.

Përballë kësaj situate, Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër.

Situata është vënë nën kontroll pasi Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat