Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohen drogë e armë ilegale

Aktuale

Antidroga zbarkon në një fshat të Prizrenit, sekuestrohen drogë e armë ilegale

Më: 29 maj 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Njësia e Antidrogës ka kryer sot aksion në një fshat të Prizrenit, që rezultoi me sekuestrim të drogës, si dhe prangosjen e personave të dyshuar.

Siç merr vesh media, Policia ka arritur që pas kontrolleve të kryera të gjejë një sasi të narkotikëve, e po ashtu edhe armë ilegale.

Provat e gjetura gjatë bastisjeve janë sekuestruar në cilësi të provave, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar në Polici.

Ndaj tyre pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat