Molliqaj s’kursen fjalë ndaj Krasniqit: Kështu kur i servohesh përbindëshit

Aktuale

Molliqaj s’kursen fjalë ndaj Krasniqit: Kështu kur i servohesh përbindëshit

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:11
Dardan Molliqaj

Me disa fraza tejet goditëse kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka rënduar jo pak Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, pasi ky i fundit e shpalli “të ezauruar” (a)venturën e tij me Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Duke iu referuar darkës në ‘Garden’ mes Kurtit dhe Krasniqit, Molliqaj tha se “në menynë e asaj mbrëmje ishte vetë ai (Memli Krasniqi) dhe PDK-ja” dhe se kjo gjë veçse i shërbeu Kurtit në qëllimin e tij “për ta nënshtruar opozitën dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e tij”.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Në darkën Kurti – Krasniqi, Memli duart i kishte vendosur mbi pjatë. Ndoshta qysh atëherë në ndërdije e kishte kuptuar që në menynë e asaj mbrëmje ishte vetë ai me PDK-në.

Vrulli i madh për të shkuar në zgjedhje iu zbeh dy palëve, jo pse Memli nuk po i dëshiron ato, por se iniciatori e ideatori e arriti qëllimin e tij për ta nënshtruar opozitën dhe për të shpërqëndruar vëmendjen nga dështimet e tij.

Kështu përfundon kur i servohesh vetë përbindëshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat