Dedaj: Vjosa Osmani duhej të jepte dorëheqjen që nga dita kur Kosova nuk u anëtarësua në KiE

Aktuale

Dedaj: Vjosa Osmani duhej të jepte dorëheqjen që nga dita kur Kosova nuk u anëtarësua në KiE

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:18
Gjergj Dedaj

Dita e sotme u shoqërua me polemika në distancë ndërmjet Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Konjufca, e ka cilësuar si të paqëllimshme moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth letrës që Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kishte dërguar në Këshillin e Evropës se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese.

Sipas Konjufcës arsye e moskoordinimit ka qenë fakti se Presidentja e vendit ka qenë jashtë vendit.

E deklaratën e Konjufcës, Presidentja Osmani, e ka cilësaur si qesharake.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se pushteti aktual ka dështuar plotësisht në përmbushjen e obligime, detyrave dhe përgjegjësive shtetërore.

“Pushteti aktual i Kosovës ka dështuar plotësisht në përmbushjen e obligime, detyrave dhe përgjegjësive shtetërore, si dhe ka devijuar dhe degraduar perspektivën europiane dhe partneritetin politik, strategjik dhe historik të Kosovës me SHBA,BE dhe NATO-n. Mos-anëtarësimi i Kosovës në KiE, sanksionet e BE-së ndaj shtetin tonë siç i ka Rusia dhe Bjellorusia, demolini i diplomacisë dhe i politikës së jashtme, dëmtimi i imazhit ndërkombëtar, zbrazja enorme e Kosovës, korrupsioni, nepotizmi, vrasja e demokracise dhe shpresës qytetare, padyshim se do të sjellë edhe përqarje ne kreun shtetëror dhe te liderët e vendit”

Dedaj tha se Osmani, duke hetuar debaklin e Qeverisë, po përpiqet të shpëtojë nga kjo katrahurë dhe t’i shmanget përgjegjësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat