Sinani: Të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën

Aktuale

Sinani: Të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën

Më: 29 maj 2024 Në ora: 20:23
Pamje nga tubimi

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani duke marrë fjalën në tubimin mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës që u mbajt në Prishtinë, ka kërkuar të dalin të votojnë gjithë shqiptarët e Luginës.

Sinani ka theksuar se nga kjo betejë do dalim fitues që komunën e Preshevës ta udhëheqë me mendje në Preshevë e me zemër në Prishtinë.

“Këtë vit ka kandidatë me 6 lista në Preshevë e me 4 në Bujanovc. Nga rritja dy në tre të fondit të Luginës është mundësuar blerja e librave shqip për Preshevën. Janë siguruar kuota, kemi një porosi nga Lugina faleminderit kryeministër. Edhe 4 ditë jemi para sfidës pra zgjedhjeve lokale. Preshevës i janë  kthyer në 95 për qind të shqiptarëve. Interesimin e Prishtinës dhe Tiranës e konsideruan si përzierje. Politikë e jona është të zgjedhim a jemi të nënshtruar ndaj Beogradit apo bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën.

Një bashkëpunim të tillë e ofron vetëm numri 3 në Preshevë dhe 9 në Bujanoc. Ju kërkoj këtë nder mendjen dhe zemrën e kemi në vendlindje. Është e rëndësishme të dilni të votoni, pavarësisht obligimeve familjare. E bën dy herë më të vështirë të qenit kryetare por e kemi bashkëpunimin me Kosovën. Nga kjo betejë do dalim fitues që komunën e Preshevës ta udhëheqë me mëndje në Preshevë dhe me zemër në Prishtinë. Ju ftoj të dielën e 2 qershorit të votoni listën tonë”, ka thënë Sinani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat